Donjeta Sadiku e ka fituar medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar të boksit ‘Balkan’, që u mbajt në Sofje të Bullgarisë këtë fundjavë.

Donjeta në finale u përballë me kampionen botërore, brazilianen Ferreira Beatriz, e cila ndodhet e para në renditjen botërore të AIBA-s, kategoria -60kg.

Boksierja kosovare u mposht nga braziliania, pavarësisht se shfaqi luftë të fortë.

Donjeta bëri luftë të barabartë, duke treguar se është në formë të mirë para garave që vlejnë për pikë Olimpike.