Sezoni i ri në Ligën e Kampionëve nis sonte, me tetë ndeshje, përfshirë derbit Manchester United – Paris Saint-Germain dhe Chelsea – Sevilla.
Gara më prestigjioze evropiane për klube rikthehet vetëm tetë javë pasi edicionin e kaluar u mbyll, i cili u tejzgjat si pasojë e pandemisë koronavirus, por frika se edhe ky sezon do të ndikohet nga ky virus mbetet e madhe.
Ndeshja kryesore e mbrëmjes pritet të jetë ajo mes gjigantit anglez, Manchester United dhe finalistit të vitit të kaluar, Paris Saint-Germain në Grupin H.
Një përballje tjetër interesante vjen në grupin E, ku Chelsea ballafaqohet me fituesin e Ligës së Evropës, Sevillën.
Ndërkohë, Juventusi ka udhëtuar drejt Ukrainës për t’u përballur me Dynamo Kiev pa Cristiano Ronaldon, i cili është i infektuar me koronavirus.
Barcelona e pret Ferencvarosin e Myrto Uzunit në Camp Nou.
Lazio e Vedat Muriqit dhe Thomas Strakoshës sonte në Romë përballet me Borussia Dortmundin.
Dy takime luhen në orën 18:55, ndërsa të gjitha të tjerat në orën 21:00.
PËRBALLJET E SOTME:
GRUPI E
Chelsea – Sevilla 21:00
Rennes – Krasnodar 21:00
GRUPI F
Lazio – Borussia Dortmund 21:00
Zenit – Klub Brugge 18:55
GRUPI G
Dinamo Kiev – Juventus 18:55
Barcelona – Ferencvarosh 21:00
GRUPI H
PSG – Manchester United 21:00
RB Leipzig– Bashaksehir 21:00.