Krahu i majtë në mbrojtje të Romës, duket se do t’i takojë përsëri një futbollisti nga Ballkani.

Pas largimit të serbit Kolarov, Roma është gati të marr një mbrojtës tjetër të majtë nga ky rajon.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë të Bonje e Hercegovinës, Sead Kolasinac.

Sipas Corriere dello Sport, Arsenali ia ka ofruar mundësinë drejtuesve të Romës që ta transferojnë boshnjakun.

Kolasinac nuk ka vend më te Arsenali. Ai pritej të largohej gjatë kësaj vere, mirëpo po nuk kishte asnjë ofertë për të.

Tash londinezët planifikojnë ta shesin boshnjakun në janar dhe duket se Roma mund të jetë skuadra e ardhshme e tij./VAR Kosova/