Njërin prej luftëtarëve më atraktiv në UFC, Conor McGregor, do ta shohim sërish në kafaz.
McGregor ka thënë se atij i është pranuar sfida të përballet me Dustin Poirier.
irlandezi ka njoftuar në rrjetet sociale se do të përballet me Poirierin më 23 janar të vitit të ardhshëm.
Ai shpreson se këtë përballje do ta zhvillojë në arenën “AT&T Stadium”, në Dallas.
“Jam pranuar, 23 janari është data. Synimi im është ta zhvillojë këtë përballje në Dallas. Do të jem gati”, ka shkruar mes të tjerash McGregor.
Ndryshe, dyshja ishin përballur edhe në vitin 2014, ku McGregor kishte fituar ndaj sportistit amerikan.