Milani e ka nisur me fitore kampanjën e re në Ligën e Evropës.

Në Glasgow të Skocisë, “Rossonerët” janë përballur sot me Celticun në kuadër të ndeshjes së parë në fazën e grupeve.

Ndeshja e vlefshme për grupin H i takoi “Rossonerëve” me rezultat të pastër, 1:3.

Krunic (’14), Diaz (’42) dhe Hauge (’90) i realizuan golat sonte për Milanin.

Kurse, Celticu golin e vetëm dhe të nderit e shënoi në minutën e 76-të përmes Elyounussit.

Ndeshjen e radhës, Milani e zhvillon javën e ardhshme kundër Sparta Pragës, kurse Celticu i shkon Lillet.