Një prej mesfushorëve më të mirë në vitet e fundit, Luka Modric, duket se do të largohet nga Real Madrid.
Kroati duket se do të qëndrojë te kampionët e Spanjës, vetëm edhe një vit tjetër.
Real Madrid do t’i ofrojë atij kontratë një-vjeçare dhe pastaj ai mund të largohet.
Për 35-vjeçarin kanë shprehur interesim shumë skuadra evropiane.
Në mesin e tyre është edhe skuadra italiane, Interi, që ka disa vite që është duke kërkuar shërbimet e tij.
Mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra e ardhshme e Luka Modric.