Vetëm tre raunde i janë dashur boksierit nga Kosova, Robin (Haxhi) Krasniqi, që emri i tij të mbetet në histori.

Boksieri nga Juniku që përfaqëson Gjermaninë, nga sot është kampion bote në WBA.

Përkohësisht ai do të jetë kampion edhe në IBO.

Krasniqi mposhti gjermanin Dominic Boesel, me nokaut në raundin e tretë.

Për Krasniqin kjo ishte fitorja e 51-të në karrierë.