Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka mbajtur një konferencë për media në Romë.

Futbollisti i Lazios nga gazetarët u krahasua me Ibrahimoviçin.

Madje ai u quajt ‘Ibrahimovici i Kosovës’, por nuk i pëlqeu bomberit nga Prizreni.

“Unë Ibrahimoviçi i Kosovës? Është një nder për mua të jem këtu, por unë do të jem Muriqi i Lazios, jo Ibrahimoviç”, tha Muriqi para gazetarëve.

Vedat Muriqi ka munguar në ndeshjet e fundit për Kosovën, për shkak të një lëndimi./VAR Kosova/