Ish-ylli i Napolit, Real Madridit e Juventusit, Gonzalo Higuain, ka vendosur që të vazhdojë karrierën në MLS në Amerikë.
Pasi te ‘Zonja e Vjetër’ nuk kishte më vend, argjentinasi iu bashkua skuadrës së ish-yllit anglez, David Beckham, i cili është pronar i skuadrës Inter Miami.
32-vjeçarit te Inter Miami, iu bashkua edhe një anëtar i familjes.
Bëhet fjalë për vëllain e tij gjashtë vjet më të vjetër, Federico Higuain.
Federico që ngjan shumë me ish-futbollistin e Interit, Borja Valerio, e la klubin D.C United për të luajtur më vëllain e tij Gonzalon./VAR Kosova/