Tanimë është zyrtare, argjentinasi Diego Perotti është bërë lojtar i skuadrës turke Fenerbahçe.

Pasi qëndroi rreth 5 vjet te Roma, mesfushori me tipare sulmuese, është transferuar në Turqi.

Ai ka zgjedhur një formë mjaftë prekëse për t’u përshëndetur me klubin dhe me tifozët.

Në profilin e tij në Instagram, Perotti ka postuar një fotografi të fëmijëve të tij të veshur me fanellat e Romës, duke e konsideruar skuadrën nga kryeqyteti italian si familje.

“Ka shumë gjëra me të cilat do të mund të shpjegoja se çfarë do të thotë Roma për mua, por mendoj se kjo fotografi është më e fuqishmja”, ka shkruar ndër të tjera Perotti.

Perotti i cili pati fatin të shënonte në ndeshjen e fundit në të cilën luajti legjenda Francesco Totti, në 91 paraqitje për Romën ka shënuar 23 gola.

Ai njihet edhe si ekspert i ekzekutimit të penalltive./VAR Kosova/