Futbollisti shqiptar i Liverpool, Xherdan Shaqiri, është infektuar me koronavirus, shkruan VAR Kosova.

Sipas medieve në Zvicër, Shaqiri tashmë është në izolim tash e disa ditë.

Kombëtarja e Zvicrës e ka ftuar Shaqirin për ndeshjet e tetorit, por duket se nuk mund të llogarisë në të.

Kosovari nuk u ftua në ndeshjen e fundit të Liverpoolit.

Te kampioni anglez dy futbollistë deri më tani janë infektuar me koronavirus, Sadio Mane dhe Thiago, duket se edhe Shaqiri është infektuar nga bashkëlojtarët e tij. /VAR Kosova/