Pas dy humbjeve rresht të Real Madridit, një në La Liga dhe një në Ligën e Kampionëve, Zidane nuk mund të merrte frymë lirshëm.
Pritej vetëm edhe një gabim apo humbje dhe ai të shkarkohej nga pozita e trajnerit.
Megjithatë, ndodhi e kundërta. Futbollistët e tij mposhtën Barcelonën në El Clasico me rezultat 1-3.
Me këtë fitore, trajneri francez ka thyer një rekord sa i përket klubi madrilen.
Zinedine Zidane është bërë trajneri i parë në histori të Real Madridit, që nuk humb në gjashtë ndeshje si mysafir i Barcelonës./VAR Kosova/