Superliga e Kosovës në futboll nuk humbet kohë, dhe kësisoj vazhdon me ndeshjet e xhiros së tetë në fundjavë.

Padyshim se ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Prishtina do t’i bëj konak ekipit të Gjilanit.

Tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve për këtë xhiro. ‘Bilbili’ kryesor në ndeshjen Prishtina – Gjilani i është besuar gjyqtarit Selim Isufi me asistentët Bujar Selimaj, Besnik Morina dhe gjyqtar i katërt Vigan Ibërdemaj.

Interesant pritet të jetë edhe në Mitrovicë, ku Trepça ’89 do e pres skuadrën lidere të Superligës, Ballkanin.

Në këtë ballafaqim drejtësinë do ta ndajë gjyqtari gjilanas, Shpëtim Murtezi me asistentët Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe gjyqtar i katërt Burim Jahmurataj.

Më poshtë e keni delegimin e plotë.