Nuk ka ndeshje që futbollisti i skuadrës angleze Wolves, Adama Traore, nuk është në qendër të vëmendjes.

Njëjtë ndodhi edhe sonte në ndeshjen ndërmjet Spanjës dhe Zvicrës, të cilën e fituan vendasit.

Adama Traore hyri në lojë në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 57-të, duke zëvendësuar yllin e Barcelonës, Ansu Fati.

Ndoshta ishte prekja e parë me top, kur Adama Traore, një minutë pasi hyri në lojë, kalojë në mes të fushës katër lojtarë të Zvicrës.

Me vrapimin e tij të jashtëakonshëm, ai i kalojë futbollistët zviceran me lehtësi,përfshirë edhe kapitenin Granit Xhaka./VAR Kosova/