Gazetari Gianluca Di Marzio ka zbuluar se Lionel Messi ishte shumë afër të transferohej në Londër në vitin 2014.
Sipas tij, Messin e kishte bindur atëherë trajneri i Chelseat Jose Mourinho.
Ishte gushti i vitit 2014 kur Messi pasi kishte pasur një bisedë me portugezin, ishte bindur të kalonte në Stamford Bridge.
Chelsea ishte gati të paguante klauzolën e lirimit të Messit nga Barcelona, në vlerë 250 milionë euro.
Messi do të paguhej 50 milionë euro në sezon nëse do të pranonte këtë ofertë.
Sidoqoftë, përfshirja e babait të Messit dhe agjentit Jorge dhe ish-shokut të tij të ekipit Deco, bënë marrëveshja të dështojë./VAR Kosova/