Kosova nuk e ka nisur aspak mirë këtë vit kampanjën në Ligën e Kombeve ku në katër ndeshje mori vetëm një barazim duke pësuar katër humbje, gjë e cila shkaktoi dëshpërim të madh.
Kjo bërë që analistët të bëjnë shumë akuza duke filluar nga trajneri e deri te lojtarët. Faruk Statovci në emisionin “Kampionët” ka thënë se trajneri Bernard Challandes duhet të largohet nga Kosova dhe që nga barazimi me Moldavinë dhe humbja me Maqedoninë e Veriut ai për mua nuk është trajner i Kosovës.
“Pasi i ka humbur këto ndeshje Challandes më nuk është trajner i Kosovës për mua. Pra nuk e llogaris si trajner. Albert Bunjaku ka shku për shkak të mos rezultateve. Mos të lavdohet ky duke e fituar Ishujt Farore, ato i mundi edhe unë. Ai duhet ta mund Maqedoninë, Malin e Zi, Slloveninë e jo kështu. Pra ai është dashur të shkojë pas ndeshjes me Maqedoninë dhe unë nuk e cilësojë më si trajner i joni”, ka thënë Statovci.