Ezledin Bahader është futbollisti më i vjetër profesionist në botë. Bahader, 74 vjeçar, ka vendosur rekord të ri në futboll duke u futur në analet e historisë së futbollit, shkruan VAR Kosova.
Për të hyrë në Guinness në këtë segment duhet të luani dy ndeshje zyrtar dhe këtë e bëri egjiptiani Bahader në moshën 74 vjeçare.
Para pandemisë ai luajti ndeshjen e parë, dhe tani të shtunën edhe të dytën.
Kështu e shkruajti emrin e tij në Librin e Rekordeve Botërore Guinness, Bahader luajti ndeshjen për ekipin e tij më 6 tetor dhe luajti të gjithë ndeshjen në humbjen 2:3 kundër Al Ayat Sports. Sidoqoftë, rezultati nuk është aq i rëndësishëm për ne.
Bahader lindi më 3 nëntor 1945 dhe është interesante që ai shënoi një gol në ndeshjen para pandemisë. Ai luajti ndeshjen e djeshme dy javë para se të mbushte 75 vjeç. /VAR Kosova/