Torino është futur në karantinë pas rasteve me koronavirus në skuadër. Klubi torinez është duke qëndruar në kampet e skuadrës duke mos lejuar asnjë nga fubtollistët dhe pjesëtarët e stafit të largohen nga karantina, shkruan VAR Kosova.
Sipas Tuttomercatoweb, pas këtij izolimi skuadra e Torinos mund të vazhdojë stërvitjet dhe të jetë në gjendje të vazhdojë zhvillimin e ndeshjeve në Serie A.
Torino konfirmoi katër raste me COVID-19 – dy lojtarë dhe dy anëtarë të stafit – dhe ekipi nuk do të jetë në kontakt me askënd jashtë këtë jave.
‘Bubble’ thuhet se do të zgjasë deri të dielën.
Ekipi do të stërvitet në Filadelfia dhe do të qëndrojë në një hotel, pa qenë në gjendje të kthehet në shtëpi.
Pjesë e Torinos është mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili ishte titullar në ndeshjen e fundit. /VAR Kosova/