Gara më e fortë në botë për klube, Liga e Kampionëve nis sezonin e ri 2020/2021 sot me 8 sfida shumë interesante, shkruan VAR Kosova.

Gara më prestigjioze europiane për klube rikthehet vetëm tetë javë pas mbylljes së edicionit të kaluar, i cili u tejzgjat si pasojë e pandemisë koronavirus, por frika se edhe ky sezon do të ndikohet nga ky virus mbetet e madhe.Padyshim që supersfida e mbrëmjes së sotme është ajo mes PSG-së dhe Manchester United ndërkohë që duele tepër interesante janë edhe ato mes Chelsea – Sevilla dhe Lazio – Dortmund.

Lazio i Vedat Muriqit, i cili pritet të debutojë sonte, rikthehet në Ligën në Ligën e Kampionëve pas 13 vjetësh mungesë.

PËRBALLJET E SOTME:GRUPI EChelsea – Sevilla 21:00Rennes – Krasnodar 21:00GRUPI FLazio – Borussia Dortmund 21:00Zenit – Klub Brugge 18:55GRUPI GDinamo Kiev – Juventus 18:55Barcelona – Ferencvarosh 21:00GRUPI HPSG – Manchester United 21:00RB Leipzig– Bashaksehir 21:00