Gazeta spanjolle Marca, raporton se ish-ylli i Barcelonës braziliani Neymar, e ka paditur klubin katalanas.

Marca shkruan se avokatët e Neymar thuhet se kanë kërkuar që Barcelona të paguajë brazilianin 44 milionë euro në kapitullin e fundit të betejës ligjore midis dy palëve.

Neymar ende beson se i detyrohet një bonus prej 44 milionë euro nga Barcelona pas largimit të tij te Paris Saint-Germain në vitin 2017.

Barcelona i pagoi atij vetëm shumën derisa u largua nga klubi. Çështja tani do të zgjidhet nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë në Kataluni.

Këto pretendime ligjore i kanë rrënjët në një bonus prej 26 milion euro, i cili u ra dakord midis Neymar dhe Barcelonës kur ai rinovoi kontratën e tij në Camp Nou deri në vitin 2021, por i cili u bllokua nga klubi katalanas ndërsa lëvizja e tij në PSG ishte në ajër.