Levante ka arritur ta barazojë rezultatin në takimin ndaj Granadas, e vlefshme për javën e tetë në La Liga.
Ruben Vezo ka qenë ai i cili ia ka sjellë golin e barazimit skuadrës së tij.
Asistimin në këtë gol të shënuar e ka bërë futbollisti shqiptar, Enis Bardhi i cili mbron ngjyrat e Levantes, ndodhi kjo në minutën e 34-të të takimit.
Aktualisht Levante e Enis Bardhit ndodhet në vendin e 18-të dhe është në zonën e kuqe për largim nga La Liga.
Ky është asistimi i reprezentuesit të Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi.