Llapi ka pësuar një tjetër humbje në këtë sezon. Klubi llapjan është mposhtur nga Prishtina, e cila fitoi me rezultat 0:2.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina pas ndeshjes për mikrofonin e “Art Sport” deklaroi se skuadra e tij ishte më e mirë në pjesën e parë dhe se sulmuesi i tij, Ahmed Januzi është dashur të shënonte nga penalltia, duke e kritikuar për mos realizimin e golit.

“Unë mendoj që ishte një ndeshje e vështirë për ne, por pjesa e parë ishte totalisht e jona”.

“Normal që kur gabon në penallti edhe e humbet ndeshjen, pranuam dy gola të lehtë që nuk duhet të pranohen. Në çdo aspekt Llapi ka qenë më kërkuese, më dominuese ne patëm rastet më të mira, por nuk arritëm të shënojmë ndërsa Prishtina realizoi me gjysëm raste. Kur nuk shënon si Ahmed Januzi në minutën e 12-të, atëherë edhe mund ta humbasësh ndeshjen, nëse luajmë kështu si në pjesën e parë nuk do të thotë që nuk do rikthehemi të marrim pikë”- përfundoi ai. /VAR Kosova/