Skuadra kampione e Europës, Bayern Munich, ka dhënë një njoftim të rëndësishëm sa i përket mbrojtësit, David Alaba.

Ai nuk do të shitet në afatin e janarit, raporton Sport Bild.

Gjiganti bavarez po synon të rinovojë kontratën me mbrojtësin austriak.

Kontrata e tij, skadon verën e ardhshme dhe Bayern dëshiron ta mbajë ende në skuadër, por ende nuk janë pajtuar për pagën.

David Alaba është lidhur me një kalim të mundshëm në Premier League në janar, mirëpo duket se Bayern nuk do ta shesë.