“Leo Messi” i Kosovës, Edon Zhegrova po kalon nëpër një formë të mirë me Baselin.

Futbollisti i Kosovës vendosi që përfundimisht të largohet nga Genk në afatin kalimtar veror.

Kampioni i shumëfishtë i Zvicrës, Baseli e bleu kartonin e tij për një shumë rreth tre milionë euro në verë.

Tashmë, Zhegrova është përshtatur mjaft mirë në Basel dhe po luan titullar pothuajse në çdo ndeshje.

Në një intervistë me “Basler Zeitung” ai ka treguar se karantinën e kaloi në hotel pasi nuk ka banesë të tij në qytet.

“Hoteli nuk ishte ideal për t’u stërvitur”, thotë Zhegrova.

21-vjeçarit iu desh të stërvitej në një vend prej disa metra katrorë.

“Unë i thash ekipit të trajnerëve se kisha pak hapësirë dhe s’kisha pajisje”, tregoi futbollisti nga Lipjani mes të tjerash.