Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, vazhdon të jetë rezervë te skuadra italiane, Napoli.
Shqiptari tjetër që është pjesë e këtij klubi, Elseid Hysaj, ka postuar në profilin e tij në Instagram një video.
Aty shihet Amir Rrahmani, duke iu ofruar pije bashkëlojtarëve të tij.
Në përshkrimin e videos, Hysaj ka shkruar: Amir Rrahmani e gjete punën.

Kujtojmë që Amir Rrahmani u transferua te Napoli nga Hellas Verona, ku pati një stinor të shkëlqyeshëm./VAR Kosova/



























