Ylli holandez Memphis Depay, dëshiron të largohet nga skuadra franceze Lyon.
Ai ka vetëm një destinacion për të ardhmen e tij, Barcelona.
Depay dëshiron që të transferohet në Camp Nou sa më parë, duke e ditur se edhe trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, e dëshiron në skuadër Depyan.
Sipas Mundo Deportivo, këtë dëshiron ta bëjë në afatin kalimtar të janarit.
Ai dëshironte të largohej edhe gjatë verës, por klubi francez nuk e kishte lejuar.