Kampioni i Gjermanisë dhe Europës, Bayern Munich, ka mposhtur si mysafir skuadrën Borussia Dortmund.

Të parët shënuan vendasit në fund të pjesës së parë, ndonëse në fillim të ndeshjes mysafirëve iu anulua një fol për pozicion jashtë-loje.

Në minutën e 45-të, kapiteni vendas Marco Reus, shënoi për 1-0. Kjo epërsi nuk zgjati shumë, pasi në minutat shtesë të pjesës së parë, David Alaba barazoi rezultatin.

Në fillim të pjesës së dytë, Robert Lewandowski kalojë në epërsi mysafirët, minuta 48-të. Epërsinë e dyfishoi Leroy Sane në minutën e 80-të ndeshjes.

Tre minuta më vonë, Erling Haaland shënoi për rezultatin 2-3.

Për pozicion jashtë-lojë, Lewandowski iu anulua nga VAR edhe një gol në minutat e fundit të ndeshjes./VAR Kosova/