Trajneri shqiptar i KF Feronikelit, Klodian Duro ka kritikuar skuadrën e KF Dritës për mënyrën se si e fituan një pikë. Feronikeli dhe Drita luajtën baras me rezultatin 1:1, shkruan VAR Kosova.
Duropas ndeshjes në prononcimin për “Art Sport” përgëzoi futbollistët e tij.
“Bëmë një super paraqitje, ashtu siç i ka hije Feronikelit, si një skuadër kampione të cilën duan ta kopjojnë të gjithë. Ndeshje shumë e mirë e zhvilluar taktikisht dhe me zemër. Unë e di që Drita është kampione dhe ka dëshirë të shpallet kampione, por sot e kuptoi që ka një skuadër perballë si Feronikeli, e cila është super kampione”, deklaroi fillimisht Duro.
Më pas tekniku i “Niklit” thumboi edhe skuadrën e Dritës, teksa la një mesazh për të kuptuar.
“I gjithë grupi është i bashkuar dhe më vjen keq për ta, sepse kanë merituar tre pikët e plota. Ne jemi duke ndërtuar atë qe duam si ekip dhe si klub pa na ndaluar askush. Nuk dua të merrem me pjesën e gjykimit, ora një, ditë e diell dhe ndaj Dritës. Na mungon një penalti dhe një pozitë jashte lojë në pjesën e dytë, prandaj e kemi merituar teë fitojmë ndeshjen. I uroj suksese Dritës, por më mirë është të fitoj me djersë”, përfundoi Duro.
Me këtë barazim skuadra e Feronikelit ngritet në kuotën e 16-të pikëve, por mbetet në pozitën e shtatë të renditjes tabelare.
Në duelin e radhës Feronikeli e pret në shtëpi Trepçën ’89.