Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Sllovenisë.
Të shtunën në mbrëmje Dardanët, janë stërvitur në stadiumin “Stozice” në Lubjanë, aty ku nesër në orën 20:45 do të zhvillojnë ndeshjen kundër sllovenëve në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve.
Në fotografitë e publikuara nga Federata e Futbollit e Kosovës, shihen disa nga duelet e futbollistëve.
Vlen të përmendet dueli ndërmjet Edon Zhegrovës dhe mesfushorit defaniziv, Anel Rashkaj.
Ky i fundit, sipas asaj që shihet në fotografi, e ka fituar duelin.
Ylli i Baselit, Edon Zhegrova, është kritikuar shumë për ndeshjen e fundit që Kosova e humbi nga Shqipëria.