Me tre gola, Atletico Madrid, ka siguruar tri pikë të reja në La Liga. Futbollistët e Simeones kanë mposhtur skuadrën e Cadiz, me rezultat 3-0.

Golin e parë për vendasit e shënoi portugezi, Joao Felix. Ai shënoi në minutën e 8-të të ndeshjes, pas asistimit të Marcos Llorente.

Mesfushori spanjoll Llorente, shënoi gol në minutën e 22-të të ndeshjes, për ta mbyllur pjesën e parë me dy gola epërsi.

Në pjesën e dytë, vendasit shënuan edhe dy gola. Joao Felix u përkujdes që sulmuesi Luis Suarez të shënonte gol në minutën e 51-të të ndeshjes.

Felix më pas shënoi edhe golin e dytë në këtë ndeshje, për rezultatin final Atletico 4, Cadiz 0.

Me këtë fitore, Atletico ka 17 pikë në vendin e dytë në tabelë./VAR Kosova/