Rennes do të jetë nikoqir i Chelseat për takimin e tyre të dytë në Ligën e Kampionëve në kuadër të rrethit të katërt.
Takimi i parë në Stamford Bridge kishte përfunduar 3-0, derisa sonte nga ora 18:55 do të takohen në stadiumin Roazhon Park.
Për këtë sfidë, Rennes do të jetë pa lojtarët si, Daniele Rugani, Martin dhe Maoussa që janë të lënduar, derisa Henric Dalbert është i suspenduar me karton të kuq.
Në anën tjetër, Chelsea nuk mund të llogarisë vetëm në Christian Pulisicin, që po ashtu është i lënduar.
Formacioni startues i Rennes: Gomis, Da Silva, Nyamsi, Girassy, Camavinga, Lea Silik, Dourigeaud, N’Zonzi, Doku, Traore, Truffert.
Formacioni startues i Chelseat: Mendy, Jorginho, Thiago Silva, Abraham, Werner, Zouma, Kovacic, Mount, Hudson-Odoi, Chilwell, Azpilicueta.