Kosova kërkon këndelljen. Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e parafundit në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” do të përballen me Slloveninë në Ljublanë në kuadër të ndeshjes së vlefshme për grupin C3 të Ligës së Kombeve.

Pas humbjes 2:1 nga Shqipëria në miqësore, skuadra e Bernard Challandes synon vetëm tri pikë sonte.

Pak më shumë se një orë nga fillimi i ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet startuese.

Slloveni: Oblak; Stojanovic, Blazic, Mevlja, Balkovec; Vetrih, Kurtic; Ilicic, Lovric, Bohar; Vukcic

Kosovë: Muriç; Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Hadërgjonaj; Kryeziu, Rashkaj; Zhegrova, V. Berisha, B. Berisha; Muriqi.