Skuadra e West Ham United ka arritur të marrë tri pikë në Olympic Stadium në Londër duke mposhtur Fulhamin.
Mirëpo, kjo fitore u bë e mundur vetëm pasi futbollisti mysafir humbi penalltinë në minutën e 8-të të kohës së shtesë.
Ademola Lookman tentoi që me panenka të mposhte portierin kundërshtar, por Lukasz Fabianski ishte i vëmendshëm dhe priti topin.
Kjo është penalltia e pestë radhazi që pret Fabianski.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Tomas Soucek, i cili këtë sezon ka realizuar 17 goditje në portë dhe ky ishte goli i parë./VAR Kosova/