Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Florent Hadergjonaj, është shprehur i zhgënjyer me ndeshjen e klubit të tij.

Kasimpasa barazojë 2 me 2 me skuadrën Antalyaspor dhe ky rezultat nuk i ka pëlqyer kosovarit.

“I zhgënjyer me rezultatin, por krenar me ekipin tonë, që luftuam deri në minutën e fundit”, ka shkruar Hadergjonaj në Facebook, pas ndeshjes së sotme.

“Tash është koha të fokusohem në ndeshjen e kombëtares”, ka shkruar Florent Hadergjonaj.

Bashkë me Hadergjonajn, te klubi turk luan edhe Loret Sadiku, i cili po ashtu luajti në këtë ndeshje./VAR Kosova/