Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp njihet për karizmën e tij dhe pasionin e madh që ka për skuadrën e tij dhe vetë lojën e futbollit. Por, Klopp ka filluar të tregojë edhe anën tjetër të medaljes në intervistat pas ndeshjeve për BT Sport ose Sky Sport, dy transmetuesit e Premier Ligës, shkruan VAR Kosova.
Kjo javë nuk ka qenë aspak e mirë për trajnerin gjerman dhe Liverpoolin, për shkak të humbjes në shtëpi nga Atalanta në Ligën e Kampionëve dhe barazimit me Brighton 1:1 në kuadër të Premier Ligës të shtunën (dje).
Trajneri gjerman edhe para ndeshjes me Brighton ishte i zemëruar me orarin e ndeshjes, pasi skuadra e tij luajti të mërkurën në Ligën e Kampionëve dhe dje zhvilloi ndeshjen nga ora 13:30.
Duke mos mjaftuar kjo, rezultati në Annex stadium, barazimi, lëndimi i James Milner, dy golat e anuluara nga VAR dhe penalltia në fund për Brighton, kanë bërë që Klopp të shfaqet tejet i nervozuar gjatë intervistës për BT Sport me gazetarin Des Kelly.
Klopp pas disa pyetjeve të gazetarit Kelly humbet kontrollin duke e akuzuar BT Sport për cakimin e orarit të ndeshjeve së skuadrës së tij.
“Unë mendoj se ishte penallti, pasi gjyqtari ashtu e akordoi. Mo Salah ishte në pozitë jashtë loje, pasi gishti i tij ishte më i avancauar (këtë gjermani e thoshte me ironi), prandaj vendimet e gjyqtarëve ishte të mira”, deklaroi Klopp, transmeton VAR Kosova.
Gjatë intervistës, Klopp po ashtu kritikoi edhe homologun e tij në Shefield United, Chris Wilder, i cili ka votuar kundër pesë zëvendësimeve në Premier Ligë.
Kjo intervsitë e Kloppit është bërë virale në rrjetet sociale, pasi trajneri gjerman me ironi e thoshte se vendimet e gjyqtarëve ishin të duhurat dhe akuzoi BT Sport për orarin e ndeshjeve.
Liverpooli luajti baras me Brighton Hove Albion me rezultatin 1:1.
Momentalisht renditet në pozitën e parë me 21 pikë, një më shumë se sa Tottenham që sot do ta zhvillojë ndeshjen me Chelsea me fillim të orës 17:30. /VAR Kosova/