“Timonieri” i Ballkanit, Ismet Munishi, është ndjerë krenar për ftesën e radhës që i ka ardhur nga Kosova për mbrojtësin Armend Thaqi.

Krahas Thaqit, te Kosova është ftuar edhe sulmuesi Mirlind Daku.

“Armend Thaçi. Nder dhe krenari, unë, biri yt, Kosovë”, ka shkruar Munishi.

Thaqi që po kalon formë të lart me Ballkanin, do të jetë sot në tubimin e Përfaqësueses.

Mbrojtësi i djathtë që njihet për asistent e shumta në Superligë, edhe në të kaluarën është ftuar disa herë te Kosova A.

Ai e ka bërë debutimin zyrtare me Kosovën në ndeshjen ndaj Lituanisë e zhvilluar vite më parë në Mitrovicë.

Kosova luan nesër (e mërkurë) ndaj Moldavisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45.

Ndeshja me Moldavinë është e fundit në kuadër të Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Fitorja apo barazimi mbajnë Kosovën në këtë ligë, ndërsa disfata do ta zbriste në Ligën D.

Image