Trajneri i Italisë Roberto Mancini, nuk ishte i pranishëm në fitoren e futbollistëve të tij.
Italianët fituan në stadiumin Grbavica në Sarajevë, me rezultat 0-2.
Belotti dhe Berardi ishin golashënues në fitoren e Italisë.
Futbollistët iu gëzuan fitores dhe festuan. Festës iu bashkua edhe trajneri, por përmes telefonit.
Kjo ishte ndeshja e 22 pa humbje nën drejtimin e Roberto Mancinit.
Ecuri të tillë Italia kishte pasur edhe në vitin 2006 sa kishte trajner Marcello Lippin, me 26 ndeshje pa humbje./VAR Kosova/