
Ish-mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Dani Alves, ka folur për mbrojtësin e djathtë aktual të Barçës, Sergino Dest.
Amerikani sipas ALves i ka të gjitha kapacitetet e mundshme për të shkruar histori me fanellën e katalunasve.
I pyetur se çfarë këshille do t’i jepte mbrojtësit amerikan, Alves u përgjigj: “Shumë e thjeshtë, pasoja topin Messit”.

“Sergino Dest ka shumë kualitete dhe shans për të pasur sukses te Barcelona, por nuk më pëlqen të bëjë krahasime. Ka ndodhur me mua dhe Cafu… s’ka kuptim”, ka thënë braziliani.


























