Ish-ylli i Milanos, Interit, Liverpoolit, Manchester Cityt, Mario Balotelli, po kalon kohë vërtetë të vështira.

Super Mario që dikur konsiderohej një prej sulmuesve më të mirë italian, tash po vuan të gjejë një skuadër.

Siç raporton Corriere Della Sera, Mario Balotelli është duke u stërvitur me klubin e Serie D Franciacorta.

Balotelli që është lojtar i lirë, i ka miq të mirë pronarët e këtij klubi dhe po shpreson që të nënshkruajë më ndonjë klub më ta madh në të ardhmen e afërt.

Kujtojmë që Balotelli u përjashtua edhe nga stërvitjet e skuadrës Brescia./VAR Kosova/