Skuadra zvicerane Zurcih, ka triumfuar ndaj Luzern me rezultat 2-0, në ndeshjen e javës së shtatë në elitën e futbollit zviceran.

Padyshim që një prej lojtarëve kryesor të skuadrës vendase është kosovari Benjamin Kololli.

Kololli që luajti 84 minuta, shënoi edhe golin e parë për vendasit nga pika e bardhë.

Në këtë ndeshje luajtën edhe Domgjoni dhe Aliti për Zurich, derisa Hekuran Kryeziu ka hyrë në lojë në minutën e 60-të.

Kurse, për Luzern në minutën e 68-të u inkuadrua futbollisti shqiptar, Lorik Emini.