Cristiano Ronaldo shënoi gol sot në përballjen me Lazio, mirëpo në këtë ndeshje që ‘Zonja e Vjetër’ ndau pikët, portugezi u lëndua.
Lëndimin e tij e ka konfirmuar edhe trajneri Italian Andrea Pirlo.
“Ronaldo është lojtar kyç për ne dhe për të gjitha klubet ku ka luajtur. Fatkeqësisht ai ka një problem me nyje dhe për këtë u detyrua të largohej nga fusha”, tha Pirlo pas ndeshjes.
Ronaldo u largua nga fusha në minutën e 76-të të ndeshjes, duke u zëvendësuar nga Dybala./VAR Kosova/