Milani e ka fituar kryendeshjen e javës së tetë në kampionatin elitar italian, Serie A.
Skuadra që drejtohet nga Stefano Pioli ishte mysafire e Napolit në “San Paolo”.
Ndeshja e zhvilluar sonte i takoi “Rossonerëve” me rezultat 1:3.
Zlatan Ibrahimoviç ishte ylli i mbrëmjes me dy gola të shënuar në minutat ’20 dhe ’54.
Një gol tjetër sonte për Milanin e shënoi edhe sulmuesi i talentuar, Hauge në minutën e 95-të.
Ndërkaq, golin e nderit për Napolin e shënoi Dries Mertens në minutën e 63-të.
Me këtë fitore, Milani “blindon” pozitën e parë në tabelë me 20 pikë të tubuara.
Kurse, Napoli mbetet në vendin e gjashtë me vetëm 14 pikë.



























