Shqipëria ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Kazakistanit, me rezultatin 2:1.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga Shqipëria, duke shënuar dy herë por pësoi një gol të rrallë nga kazakët.

Cikalleshi dhe Ismajli shënuan për vendasit, kurse Abiken shënoi për kazakët.

Në ndeshjen e parafundit në grupin 4 të Ligës C, kuqezinjtë janë nikoqirë të Kazakistanit në “Air Albania” në Tiranë.

Pas fitores në miqësoren ndaj Kosovës (2:1), Shqipëria synon fitore edhe ndaj Kazakistanit për ta arritur vendin e parë në grup. /VAR Kosova/