Futbollisti i Real Madridit, Eder Militao ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar klubi “mbretëror” përmes faqes zyrtare.

“Madrilenët” në njoftimin e lëshuar kanë treguar se Militao ka rezultuar pozitiv në testin e kryer mëngjesin e ditës së dielë.

Të gjithë ata që kanë pasur kontaktë me të, kanë rezultuar negativ në testin për Covid-19.