Në ndeshjet e fundit, portieri shqiptar Thomas Strakosha, ka munguar te skuadra italiane Lazio.
Kjo për shkakun se Strakosha dhe disa futbollistë të tjerë rezultuan pozitivë në testet për COVID-19.
Në mungesë të tij, portën e Lazios po e ruan spanjolli Pepe Reina.
Ai do të jetë titullar edhe kundër Juventusit, ndeshje kjo që zhvillohet të dielën
“Shpresoj që të luaj për shumë vite dhe kam ndërmend të luaj derisa trupi im të ketë forcë. Shpresoj që të arrijmë objektivin që kemi për të shkuar në Europë. Në këtë mënyrë do të aktivizohet rinovimi im”, ka thënë Reina.