Për shkak të situatës së rënduar me COVID-19 në Shqipëri, skuadra e Skënderbeut ka humbur tri pikë në tavolinë.

Ditën e sotme në orën 14:00, ishte planifikuar të zhvillohej ndeshja e parë e kampionatit të femrave mes Skënderbeut dhe Apolonisë.

Mirëpo, për shkak të mungesës së ambulancës, kjo ndeshje nuk u zhvilluar dhe ekipi korçar e humbi takimin në tavolinë.

Zyrtarët dhe ekipet zbritën në fushë, duke pritur 45 minuta, siç e kërkon rregullorja, por ambulanca nuk u mundësua, teksa skuadra nga Fieri, në bazë të rregullores e fiton ndeshjen 0-3 në tavolinë.