Të gjithë jemi në dijeni për pasionin e madh dhe dashurinë që tifozët turq kanë për skuadrat e tyre të zemrës dhe Kombëtaren e Turqisë, por duket se këta janë në gjendje të rrezikojnë edhe jetat e tyre për të shikuar nga afër skuadrat e tyre, shkruan VAR Kosova.

Një video e publikuar nga “433” është bërë virale në rrjetet sociale, në të cilën tifozët turq rrezikojnë jetën për t’u future në stadium.

Pamjet e kësaj video shfaqin se si tifozët që janë brenda stadiumit, ndihmojnë një nga shokët e tyre për t’u future në stadium, pasi ai nuk e kishte biletën.

Ata përmes një litari kanë ndihmuar që ai të ngritet dhe duke e tërhequr kanë arritur ta fusin në stadium.

Me të përfunduar “aksionin” të gjithë filluar me brohoritje duke e duartrokitur për veprimin e guximshëm që ai tifoz e ka bërë.

Me shfaqjen e virusit korona, tifozët i kanë munguar shkallëve të stadiumeve evropiane, megjithatë shpresojmë që shumë shpejtë të lejohen pas zbulimit të vaksinës anti-covid19. /VAR Kosova/

https://www.instagram.com/reel/CHyigI9pOaB/?igshid=1od5ekrtqgyzb&fbclid=IwAR0SMogdSLlUduPqLf7EzMKnxg8JNxFIC70lwfa4tutJTCveAAT6ZuhIlM8