Pas fitores 1-0 kundër Moldavisë, kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani tha se ai do ta jap gjithmonë maksimumin për skuadrën.

“Kemi treguar karakter ndaj një kundërshtari të çuditshëm. E kemi parë edhe në ndeshjen e parë në Parma. Ata kanë rrezikuar me kundërsulme, por ne shënuam dhe fituam”, tha Ujkani.

“Në Kosovë nuk vij për pushime dhe sa të mundem do ta jap më të mirën time”, tha portieri i Torinos.

“Ky edicion ka qenë negativ për ne. Nga marsi do të synojmë më të mirën. Kosova është duke u rritur. Shpresoj se do të kthehen edhe tifozët që po na mungojnë”, tha ai.