Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, foli pas ndeshjes që Dardanët e fituan kundër Moldavisë.

Berisha e ka cilësuar si shumë të vështirë vitin 2020 për Kosovën.

Ai ka folur për mungesat e shumta që ka pasur Kosova në ndeshjet e fundit, por mos-kualifikimi në Euro2020 dhe humbja nga Maqedonia e Veriut, i kanë mbetur pikë në zemër’.

“Gjithmonë pas çdo ndeshje them ‘a kom mujtë najsen me bo ma shumë me Maqedoninë e Veriut’. Mas çdo ndeshje mendtë i kam qatje. E pyes vetën ma s’pari. ‘- kam mujtë ma shumë?’, ‘a kemi mujtë ma shumë?’; qajo osht që na met n’men për 2020”, tha Berisha pas ndeshjes.