Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë në fushë nesër mbrëma kundër Juventusit, që është edhe ndeshja kryesore e kësaj jave në Serie A.

Muriqi do të jetë titullar, pasi sulmuesi italian Ciro Immboile, nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.

Kështu të paktën raporton gazetari italian, Gianluca Di Marzio. Sipas tij, Muriqi do të jetë në sulm bashkë me Correan.

Në këtë ndeshje do të mungojnë edhe Thomas Strakosha dhe Lucas Leiva.

Ky do të jetë formacioni i Inzaghit:

Reina, Luiz Felipe, Acerbi, Radu, Marusic, Milinkovic-Savic, Cataldi, Luis Alberto, Fares, Correa, Muriqi./VAR Kosova/